TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 17:21

Vera përvëluese rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell

Shkruar nga Pamfleti

Vera përvëluese rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës,

Sezoni veror ka nisur me temperatura të larta, ndërsa parashikimet meteorologjike tregojnë se moti i nxehtë dhe i thatë do të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Sipas mjekëve, këto kushte mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Specialistët theksojnë se temperaturat e larta mund të përkeqësojnë disa patologji ekzistuese, ndaj pacientët me probleme kardiovaskulare duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

“Konsultat e rregullta me mjekun specialist dhe respektimi i trajtimit të përshkruar mbeten faktorët kryesorë për të shmangur komplikacionet gjatë verës”, shprehet kardiologia për "Euronews".

Sipas saj, edhe pse temperaturat e larta prekin të gjithë popullatën, grupet më të rrezikuara mbeten të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

Mjekët rekomandojnë që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të përdorin veshje të lehta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

“Hidratimi i vazhdueshëm është thelbësor për të parandaluar dehidratimin dhe problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta”, apelojnë specialistët.

 

sezon veror mjeke vape

Lini një Përgjigje