TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2023, 12:34

U pezullua nga BBC për sulme kundër qeverisë britanike, Gary Lineker konfirmon rikthimin

Shkruar nga Pamfleti

U pezullua nga BBC për sulme kundër qeverisë britanike, Gary

Gary Lineker do të kthehet në drejtimin e emisionit “Match of the Day” në televizionin BBC, pas shkarkimit disa ditë më parë. Arsyeja e kësaj lëvizjeje nga drejtuesit e gjigantit mediatik ishin kritikat e ish-sulmuesit ndaj qeverisë mbi mënyrën sesi po trajton problemin e emigrantëve.

Ky shkarkim shkaktoi një “uragan” të vërtetë në rrjetet sociale dhe tifozët lëshuan kritika të mëdha ndaj drejtuesve të televizionit, si dhe kërkuan rikthimin e tij. Dhe në fund kështu ndodhi. BBC u dorëzua dhe ka vendosur ta rikthejë Linekerin në krye të “Match Day”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë drejtuesi i emisionit. “Pas disa ditësh surrealiste, jam i kënaqur që kemi kaluar përmes kësaj rruge. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme, veçanërisht kolegët e mi në BBC Sport, për solidaritetin e treguar.

Futbolli është një lojë ekipi, por mbështetja e tyre ishte më e madhe. Kam prezantuar sportin në BBC për gati tre dekada dhe jam pa masë krenar që punoj me transmetuesin më të mirë dhe më të drejtë në botë. Mezi pres të kthehem në karrigen e “Match of the Day” të shtunën.

Një mendim të fundit, sado të vështira të kenë qenë ditët e fundit, thjesht nuk krahasohet me detyrimin për të ikur nga vendi yt prej persekutimit apo luftës për të kërkuar një strehim në një vend të largët. Është emocionuese të kesh parë ndjeshmërinë ndaj gjendjes së tyre (emigrantëve) të vështirë nga shumë prej jush.

Ne mbetemi një vend i njerëzve kryesisht tolerant, mikpritës dhe bujar. Faleminderit”, shkruan Lineker. Së bashku me të do të rikthehen edhe Alan Shearer dhe Ian Wright, që dhanë dorëheqjen si opinionistë duke u solidarizuar me kolegun e tyre.

gary lineker rikthim

Lini një Përgjigje