TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2026, 22:47

Drita ndëshkohet në fund, barazon 1-1 me Florianën; kualifikimi vendoset në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti

Drita ndëshkohet në fund, barazon 1-1 me Florianën; kualifikimi

Drita nuk arriti të ruante avantazhin në çastet e fundit dhe u detyrua të kënaqej me një barazim 1-1 ndaj Florianës, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Sfida u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste në të dyja portat. Në pjesën e parë ishte skuadra kosovare që pati më shumë kontroll mbi lojën dhe krijoi disa mundësi shënimi, ndërsa Jashari iu afrua golit, por nuk arriti të mposhtte portierin vendas.

Pas pushimit, Drita shtoi presionin dhe rrezikoi me Manajn dhe Liridon Balajn, por pa mundur të zhbllokonte rezultatin në kohën e rregullt.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Drita realizoi në minutën e 96-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Liridon Balaj dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë kampionëve të Kosovës.

Megjithatë, festa zgjati vetëm gjashtë minuta. Në minutën e 102-të, Floriana gjeti golin e barazimit me Drinën, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Takimi u ndërpre për disa minuta për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike, por më pas vijoi normalisht deri në vërshëllimën përfundimtare.

Pas këtij barazimi, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Prishtinë dhe do të përcaktojë skuadrën që do të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë të Conference League.

drita

Lini një Përgjigje