TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 10:27

Deputetët mblidhen në Kuvend, protestuesit nuk tërhiqen: Analfabetë!

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët mblidhen në Kuvend, protestuesit nuk tërhiqen:
Protesta para Kuvendit

Tensionet vijojnë para godinës së Kuvendit, ku protestuesit kanë refuzuar të largohen pavarësisht ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Protestuesit kanë qëndruar përballë Parlamentit, duke tentuar herë pas here t’i afrohen më pranë godinës, ndërsa forcat e policisë vijojnë të ruajnë perimetrin e sigurisë.

Ndërkohë, brenda Kuvendit deputetët janë mbledhur për zhvillimin e seancës plenare, ndërsa jashtë saj situata mbetet e tensionuar për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Nga turma janë dëgjuar thirrje të forta në drejtim të deputetëve, përfshirë edhe akuza si "Analfabetë!", ndërsa protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen pavarësisht ndërhyrjes së policisë.

Protestuesit kanë përsëritur gjithashtu thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa Parlamentin e kanë cilësuar si "Parlament i krimit". Ndërkohë, forca të shumta policie vijojnë të jenë të dislokuara në të gjithë perimetrin e sigurisë përreth Kuvendit.

 

Lini një Përgjigje