TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Korrik 2026, 20:43

57 ditë revoltë, i moshuari thirrje SPAK-ut: Hetoni Ramën për firmat e hedhura ‘fap, fap, fap’!

Shkruar nga Pamfleti

57 ditë revoltë, i moshuari thirrje SPAK-ut: Hetoni Ramën

Sot po mbahet protesta e 57 qytetare kundër kastës politike. Gjatë fjalimeve para Kryeministrisë, një i moshuar apeloi që drejtësia të hetojë kryeministrin Edi Rama për firmat e hedhura siç deklaroi ai në komisionin hetimor pa lexuar se çfarë kishte në dosje.

Këtu duhet nisur, ku i hodhe 17 firmat në emër të Shqipërisë fap fap fap. Këtu duhet ta fillojë Klodian Braho. Unë s’jam prokuror, por ose bëjeni punën ose plasni vulën. Unë kam pasur 3 gra dhe kam 4 fëmijë sepse ma shkatërroi jetën komunizmi”, tha ai.

Vlen të theksohet se protesta vijon edhe pas prezantimit të platformës "Besa", nga ana e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Protestuesit janë shprehur se nuk i konsiderojnë të mjaftueshme deklaratat e kryeministrit dhe se nuk presin platforma apo iniciativa të reja nga qeveria.

Sipas tyre, protesta ka kaluar prej kohësh fazën e kërkesave sektoriale. Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

spak protesta rama

Lini një Përgjigje