Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se është një lider i vërtetë, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.
Kapiteni i Argjentinës ka bërë një tjetër gjest mirënjohjeje për 25 shokët e skuadrës, me të cilët ndau rrugëtimin në Kupën e Botës.
Detajet e këtij momenti u zbuluan në TikTok nga Kelci-Rose Bowers, futbolliste e Bournemouth dhe partnerja e mbrojtësit argjentinas Marcos Senesi.
Çfarë përmbante dhurata e Messit?
Sipas videos së publikuar, secili prej futbollistëve mori një paketë të personalizuar, e cila përfshinte:
Një çantë shpine zyrtare, të personalizuar me emrin e secilit lojtar.
Një set për përgatitjen e "Mate", pija tradicionale argjentinase që është pjesë e pandashme e kulturës së skuadrës.
Një shishe premium Stanley, në ngjyrë të artë, e personalizuar me logon zyrtare të Lionel Messit.
???? EL REGALO PERSONALIZADO QUE MESSI LES ENTREGÓ A LOS JUGADORES DE LA SELECCIÓN ARGENTINA
— Rosario3.com (@Rosariotres) July 25, 2026
???? Kelci Rose, pareja de Marcos Senesi, reveló el obsequio que recibió todo el plantel de parte de Messi. Lo mostró días después de la final disputada contra España.
???? Cada futbolista… pic.twitter.com/8bktTJtzf7
Ky nuk është rasti i parë që Messi surprizon bashkëlojtarët me dhurata të veçanta. Sulmuesi argjentinas njihet për gjeste të tilla, të cilat synojnë të forcojnë frymën e grupit dhe marrëdhëniet brenda ekipit.
Videoja e publikuar nga Bowers u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe shpërndarje, ndërsa vlerësimet për gjestin e kapitenit të "Albiceleste" nuk munguan.
Lini një Përgjigje