TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2026, 17:02

Mançester Siti mohon zërat për Rodrin: Nuk ka ofertë nga Real Madridi

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti mohon zërat për Rodrin: Nuk ka ofertë nga

Klubi anglez hedh poshtë raportimet për negociata me madrilenët, ndërsa mesfushori spanjoll pritet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në shpinë.

Mançester Siti ka mohuar raportimet se ka marrë një ofertë nga Real Madridi për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri.

Sipas gazetës spanjolle "AS", drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar apo negociata mes dy klubeve për kartonin e lojtarit.

Spekulimet për një transferim të mundshëm të Rodrit në "Santiago Bernabéu" janë shtuar pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës, ku mesfushori spanjoll tërhoqi sërish vëmendjen e klubeve elitare evropiane.

Megjithatë, Mançester Siti mbetet i vendosur ta mbajë në skuadër një nga lojtarët kyç të mesfushës. Kontrata e Rodrit me klubin anglez vijon të jetë aktive dhe, sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka pasur bisedime apo marrëveshje me Real Madridin për një transferim të mundshëm.

Ndërkohë, Rodri pritet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në shpinë, ndërhyrje që synon zgjidhjen e një problemi fizik, ndërsa klubi shpreson ta ketë sërish në dispozicion sa më shpejt.

rodri city

Lini një Përgjigje