TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 09:09

Përshkallëzohet protesta, qytetarët heqin gardhin metalik para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Përshkallëzohet protesta, qytetarët heqin gardhin metalik para
Qytetarët heqin gardhin metalik para Kuvendit

Kanë nisur tensionet e para në protestën që po zhvillohet përpara Kuvendit.

Protestuesit kanë larguar gardhin metalik të vendosur nga policia në anën pranë qendrës tregtare Toptani, duke u afruar më pranë godinës së Parlamentit.

Ky moment shënoi edhe përplasjen e tyre të parë me policinë. Më pas kanë vijuar të hedhin vezë, domate e bidonë drejt efektivëve, edhe pse janë bërë thirrje për të mos sulmuar policinë.

Pranë ndodhen edhe autobotet në ujë, në gatishmëri për neutralizimin e situatës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bllokuar aksesin drejt Kuvendit nga të gjitha drejtimet. Një gardh tjetër metalik është vendosur edhe në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, në kuadër të masave të sigurisë.

 

Lini një Përgjigje