TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 07:51

Betonierja bie nga mbikalimi i TEG-ut, Karamuço: Tre pistat që po hetohen

Shkruar nga Pamfleti
Betonierja bie nga mbikalimi i TEG-ut, Karamuço: Tre pistat që po
Karamuço

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.

Viktimat janë shtetas egjiptianë, ndërsa i plagosuri një 28-vjeçar nga Shqipëria.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se Policia e Shtetit po heton në 3 pista.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Karamuço shtoi se pista e parë është ajo e mosnjohjes së rrugëve nga drejtuesi, e dya një defekt teknik i betonieres dhe e treta është humbja e ndërgjegjes së vetë drejtuesit.

Sipas Karamuços, zona ku ndodhi ngjarja e rëndë është problematike për aksidente.

“Mesa jam në dijeni, policia e shtetit ka 3 versione. Këto 3 pista, e para është mungesa e vëmendjes dhe njohurive mbi rrugën, sinjalistikat rrugore. Versioni i dytë, një defekt teknik i automjetit dhe versioni i tretë është humbja e ndërgjegjes së vetë drejtuesit të automjetit. Këto të treja po hetohen nga policia. Kjo rrugë është tepër e rrezikshme. Në atë orar nuk duhet të qarkullonte betonierja. Kemi edhe turistë në rrugë, edhe njerëz që ikin me pushime, edhe betoniere në rrugë. Janë shumë problematike këto”, theksoi ai.

teg karamuco aksident

Lini një Përgjigje