Në video shihet se si Buzi e merr të renë në krah, ecën disa metra larg vendit ku kishte ndaluar makinën dhe më pas e lë në anë të rrugës, duke u larguar menjëherë nga vendi.
Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur 35-vjeçari Refit Buzi liron ish-të fejuarën e tij, 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, pasi e kishte mbajtur peng në automjet.
Në video shihet se si Buzi e merr të renë në krah, ecën disa metra larg vendit ku kishte ndaluar makinën dhe më pas e lë në anë të rrugës, duke u larguar menjëherë nga vendi.
Ditën e djeshme rreth orës 05:00, 35-vjeçari shkoi në banesën e ish-të fejuarës, ku qëlloi me armë zjarri ndaj prindërve të saj.
Si pasojë e të shtënave, babai i 24-vjeçares Kosta Plaka humbi jetën në vendngjarje, ndërsa nëna e saj Belere Plaka ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Edhe pse u zhvilluan negociata për disa orë nga efektivët e RENEA-s me qëllim dorëzimin e tij, 35-vjeçari nuk pranoi të vetëdorëzohej dhe i dha fund jetës me armën e përdorur në krim.
Drejtori i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, në një deklaratë për mediat bëri me dije se gjatë rrethimit, 35-vjeçari kishte kërcënuar disa herë se do të vishte armën kundër vetes, kërcënim të cilin e çoi deri në fund pas lirimit të pengut.
Kronologjia e konfliktit
Çifti ishte i fejuar, por marrëdhënia u prish dhe 24-vjeçarja vendosi t'i jepte fund lidhjes. Sipas familjarëve, pas ndarjes 35-vjeçari vijoi ta kërkonte dhe ta shqetësonte të renë.
Pas ngjarjes janë bërë publike pretendime të ndryshme për një konflikt financiar mes dy familjeve. Ndërkohë e reja e kishte denoncuar disa herë Refit Buzi pasi pretendohet se e kishte kërcënuar me armë edhe më parë, për këtë arsye Buzi ndodhej në arrest shtëpie.
Prindërit e autorit në një deklaratë për mediat, pohuan se shkak i konflikteve ishin paratë që prendohet se ai i kishte dhënë të resë. Ky version u dëgjua edhe nga vetë autori i cili gjatë negociatave me forcat e policisë RENEA për dorëzim, shpërtheu në të qara duke thënë se e reja i ka zhvatur një shumë prej 700 mijë paundësh dhe se nuk pranonte t'ia kthente.
Të afërmit e viktimave deklarojnë se krimi ishte paralajmëruar prej kohësh. Vëllai i Kostë Plakës tregoi se autori kishte bërë vazhdimisht kërcënime ndaj familjes.
Lini një Përgjigje