Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhwruar uniformat blu tw ushtrojnw dhunë ndaj protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar para Kuvendit.
Berisha u shpreh se policia përdori lëndë kimike ndaj qytetarëve që morën pjesë në protestë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se veprimet e policisë nuk arritën të ndalin reagimin qytetar, ndërsa shtoi se protesta po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje.
“Këtë javë, Edi Rama përdori forcën e kartonave të tij të krimit për të votuar në parlament ligje dhe amendime të kodit civil, të kodit detar, me të cilat ai mbështet fuqishëm oligarkët dhe interesat e tij kriminale.
Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë, qytetarëve shqiptarë dhe për t’ua dhuruar ato miliarderit Kanye West. Në një koncert që synonte mbi të gjitha një sfumim apo zhurmim të kryengritjes paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga vitet ’90.
Përveç kësaj, ai përdori dhunën më të egër, lëndët helmuese, djegëse, kimike njëlloj si ato që përdoren në llogoret e luftës kundër armiqve, i përdori ndaj protestuesve paqësorë të protestës rinore qytetare.
Por, duhet theksuar se dallgët e kësaj lëvizje jo vetëm që nuk po shuhen, por po bëhen gjithnjë e më tronditëse për Edi Ramën dhe regjimin e tij", u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje