TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 09:55

Përshkallëzohet protesta, dy protestues të lënduar nga përplasja me policinë

Shkruar nga Pamfleti
Përshkallëzohet protesta, dy protestues të lënduar nga
Dy protestues të lënduar nga përplasja me policinë

Janë përshkallëzuar tensionet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit para Kuvendit të Shqipërisë.

Policia po hedh ujë dhe gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës, ndërkohë që protestuesit janë kundërpërgjigjur duke goditur me vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të uniformave blu.

Përshkallëzohet protesta, dy protestues të lënduar nga

Përplasjet nisën pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, me qëllim për t’u zhvendosur në drejtim të godinës së Kuvendit.

Dy protestues raportohet se kanë mbetur të lënduar, dhe po transportohen nga ambulanca në spital. 

Përshkallëzohet protesta, dy protestues të lënduar nga

Në protestën e sotme “blutë” vendosën dy perimetra sigurie, duke mos lejuar protestuesit që të stacionohen para Kuvendit.

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 54-ët, dhe mbahet në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion të Kuvendit.

dy protestues të lënduar nga përplasja me policinë

Lini një Përgjigje