TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 16:51

Berisha akuza Ramës: Erdhi në Kuvend për të varrosur reformën territoriale

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza Ramës: Erdhi në Kuvend për të varrosur
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha për gazetarët jashtë Kuvendit se kryeministri Edi Rama erdhi në seancën plenare vetëm për të ‘varrosur’ reformën territoriale. Sipas tij kreu i qeverisë dëshiron një reformë për interesa politike dhe jo në interes të qytetarëve.

"Rama varrosi një punë serioze të mbështetur nga komunitetet ndërkombëtare. Ai do një reformë jo në interes të qytetarëve. Këto janë përpëlitjet e fundit të tij, Edi Rama nuk shpëton më. Rama erdhi për të varrosur reformën territoriale.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm revolta paqësore e bashkive. Protestuesit u sulmuan egërsisht me gaz lotësjellës dhe spraj ariu. Pati edhe të lënduar rëndë. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre", tha Berisha.

kuvend berisha rama

Lini një Përgjigje