TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 15:40

U plagos me armë zjarri nga ish-dhëndri në Roskovec, si paraqitet gjendja shëndetësore e Bejlere Plakës

Shkruar nga Pamfleti
U plagos me armë zjarri nga ish-dhëndri në Roskovec, si paraqitet
Krimi në Roskovec

Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit me armë në banesën e saj në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ndodhet ende në sallën e operacionit, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ajo ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e barkut, ndërsa gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në banesën e familjes Plaka. Sipas dyshimeve të policisë, 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, dhe plagosi bashkëshorten e tij, Bejlere Plakën.

Pas krimit, 35-vjeçari dyshohet se mori me forcë ish-të dashurën e tij, Rozalinda Plakun, me të cilën u largua nga vendngjarja.

Disa orë më vonë, ai e liroi të renë, ndërsa u rrethua nga forcat speciale RENEA. Autoritetet nisën negociatat për dorëzimin e tij, ndërsa operacioni policor vijon.

gjendja shëndetësore u plagos nga ish dhendri

Lini një Përgjigje