Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshatin Dërdushë, në Bashkinë e Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.
Sipas të dhënave paraprake, nga goditja kanë ngordhur rreth 10 dele, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik pronares së tufës, Tatjana Beçoku.
Burime paraprake bëjnë me dije se tufa përbëhej nga mbi 100 krerë, ndërsa dyshohet se edhe disa dele të tjera kanë mbetur të lënduara. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje është dërguar shërbimi veterinar, i cili po kryen verifikimet dhe po dokumenton dëmet e shkaktuara nga rrufeja.
Lini një Përgjigje