TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2026, 13:02

Apeli i Posaçëm rrëzon dhëndrin e Berishës, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i Posaçëm rrëzon dhëndrin e Berishës, lë
Jamarbër Malltezi

Shkalla e dytë e gjyqësorit nuk pranoi kërkesën e çiftit për lirimin e pasurive, të cilat janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si "Partizani"...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Shkalla e dytë e gjyqësorit nuk pranoi kërkesën e çiftit për lirimin e pasurive, të cilat janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si "Partizani".

Më herët, edhe Gjykata e Lartë ishte shprehur për këtë çështje, duke lënë në fuqi të njëjtin vendim për sekuestrimin e pasurive.

Sipas vendimit të gjykatës, nën sekuestro janë vendosur 25 pasuri në pronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës. Mes tyre përfshihen gjashtë llogari bankare, katër njësi tregtare, një truall, një vilë duplex, disa apartamente, njëri prej të cilëve ndodhet në rrugën "Mustafa Matohiti", përballë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, si edhe një vilë në Gjirin e Lalzit.

Po ashtu, nën sekuestro janë vendosur edhe kuotat në masën 45%, 60% dhe 100% në tre shoqëri tregtare në emër të Jamarbër Malltezit, përfshirë shoqërinë "Homeplan" sh.p.k., si dhe një palestër e ndodhur në ish-kompleksin "Partizani". Sekuestrimi i këtyre pasurive mbetet në fuqi deri në përfundim të procedurave gjyqësore që lidhen me dosjen "Partizani".

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me ne emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.

8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8,  fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

 

malltezi

Lini një Përgjigje