Sot hiqet si flamurtar i madh i SHBA, por ishte Pirro Vengu ai që vonoi marrëveshjen e huasë me amerikanët...
Pirro Vëngu po merr flamurin e marrëveshjes me SHBA. Në fakt ai e bllokoi për më shumë se një vit. Nga korriku 2024 deri në nëntor 2025. Vëngu e di shumë mirë se për këtë marrëveshje, por dhe ridimensionimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ishte në konflikt me ambasadën e SHBA.
Konflikti arriti kulmin në gusht të vitit 2025 që rastisi me largimin e Atasheut Ushtarak dhe më pas vizitën e anijes së SHBA. Ambasada kërkonte përshpejtim, Vëngu e bllokonte. Arsyeja e bllokimit ishte sepse duhet të përparonin marrëveshjet me Elbit System me KAYO dhe tre marrëveshje ne Izraelin në fushën e mbrojtjes.
Sipas Vëngut kjo marrëveshje me SHBA ka nisur në kohën e Niko Peleshit, minimum në korrik 2024. Ardi Veliu është caktuar Drejtor i KAYO në tetor 2024. Kjo do të thotë që negociatat me Ron Yefet kanë nisur pas atyre me SHBA, por kanë përfunduar më shpejt.
Në tre muajt e fundit Vëngu iu kthye marrëveshjes me SHBA, pasi ishin mbyllur ne Ronin, dhe prandaj e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë Nancy VanHorn për bashkëpunimin me Vëngun në 27 shkurt 2026 do shprehej "Dua të them gjithashtu se jemi të kënaqur që kemi ministrin me ne sot, i cili ka qenë një partner kaq i fortë i Shteteve të Bashkuara GJATË MUAJVE TË FUNDIT", ndërsa kishte qenë ministër 17 muaj.
Pirroja ka marrë në dorë flamurin e SHBA edhe pse e di shumë mirë që largimi i tij nga Ministër i Mbrojtjes nuk ka lidhje me lëvizjet për shkak të Belinda Ballukut.
Lini një Përgjigje