Pas finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës, në rrjetet sociale kanë qarkulluar një sërë teorish dhe spekulimesh për atmosferën në kampin e Argjentinës. Është folur për paraqitjen e zbehtë të futbollistëve në mbërritje në “MetLife Stadium”, për faktin se skuadra goditi vetëm një herë në portë gjatë 120 minutave, si edhe për disa gjeste e fraza të Lionel Mesit që janë interpretuar në mënyra të ndryshme.
Një nga teoritë më të përfolura u publikua nga ish-sulmuesi Sergio “Kun” Aguero, mik i ngushtë i Mesit. Sipas tij, para nisjes së ndeshjes ka pasur një debat mes trajnerit Lionel Skaloni dhe kapitenit të Argjentinës për mënyrën se si duhej të luante skuadra.
Aguero pretendon se Skaloni kishte kërkuar që ekipi të mbrohej me një bllok të ulët dhe të priste kundërshtarin, ndërsa Mesi nuk ishte dakord me këtë qasje.
Sipas tij, kapiteni argjentinas i ishte përgjigjur trajnerit duke thënë se një strategji e tillë do ta çonte ekipin drejt humbjes. Aguero e lidhi me këtë debat edhe frazën e Mesit në tunelin e stadiumit: “Le t’i lëmë pas dhe t’i harrojmë të gjitha”.
Megjithatë, këto pretendime janë mohuar nga kampi argjentinas. Trajneri Lionel Skaloni reagoi shkurt ndaj zërave që qarkullojnë.
“Nuk mund ta besoj atë që po më pyesni. Djema, unë nuk shoh rrjete sociale dhe as merrem fare me to.”
Edhe ndihmësi i stafit teknik, Roberto Fabian Ajala, hodhi poshtë kategorikisht çdo aludim për konflikte të brendshme.
“Këto janë gjëra që i dëgjojmë, por janë të gjitha të pavërteta. Nuk mund të thuhet se këto histori janë të vërteta, sepse asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, vetëm ata që zbritën në fushë të dielën e kaluar në Nju Xhersi e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.”
Mesi me imiri besoj te mesi