TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2026, 20:31

117 metra i gjatë, dy heliporte, spa e fushë golfi/ Brenda "Boardwalk", superjahtit 450 mln USD të ambasadorit amerikan në Itali

Shkruar nga Pamfleti
117 metra i gjatë, dy heliporte, spa e fushë golfi/ Brenda
"Boardwalk"

Biznesmeni miliarder Tilman J. Fertitta, i cili shërben edhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Itali, është pronari i një prej jahteve më të mëdha dhe më luksoze në botë, Boardwalk, një superjaht me vlerë rreth 450 milionë dollarë.

Jahti 117 metra i gjatë u ndërtua nga kantieri prestigjioz gjerman Lürssen, i njohur për prodhimin e jahteve luksoze që nga viti 1875. Mjeti lundrues, i njohur gjatë ndërtimit me emrin e koduar Project 13797, iu dorëzua pronarit në maj të këtij viti.

"Boardwalk" është jahti i pestë i Fertitta-s me të njëjtin emër. Ai nisi me mjete më të vogla, më pas bleu një jaht 50-metërsh dhe në vitin 2021 një tjetër 77 metra të ndërtuar nga kompania holandeze Feadship, përpara se të investonte në këtë superjaht.

I ndërtuar me trup çeliku dhe superstrukturë alumini, "Boardwalk" ka një zhvendosje prej mbi 5.300 tonësh bruto (GT), duke u renditur ndër 20 jahtet më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë nga Lürssen.

117 metra i gjatë, dy heliporte, spa e fushë golfi/ Brenda

Projekti është realizuar nga një ekip projektuesish të udhëhequr nga Lürssen, me arkitektin Frank Woll për dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm, në bashkëpunim me Amy Halffman, Suzanne Glover dhe Teresa Francis. Vetë Fertitta ka marrë pjesë aktivisht në projektim, duke ndikuar në organizimin e kuvertave, hapësirave të brendshme dhe stilit të përgjithshëm.

117 metra i gjatë, dy heliporte, spa e fushë golfi/ Brenda

Jahti është projektuar si një rezidencë lundruese për familjen, duke kombinuar luksin me teknologjinë më moderne. Dizajni është frymëzuar nga format e detit dhe përfshin mbi 3.000 pika ndriçimi të jashtëm, duke krijuar një efekt spektakolar gjatë natës.

Një nga elementët më të veçantë është hyrja e fshehur drejt zonës "beach club", e cila hapet automatikisht vetëm kur përdoret, duke ruajtur pamjen elegante të kuvertës.

Projektuesit kanë zgjeruar maksimalisht korridoret dhe ambientet e brendshme pa reduktuar hapësirat e salloneve dhe kabinave. Për këtë është përdorur një sistem kompleks instalimesh teknike dhe qindra kilometra kabllosh të fshehura pas paneleve dekorative.

117 metra i gjatë, dy heliporte, spa e fushë golfi/ Brenda

Në bord ndodhen 11 suita luksoze, përfshirë një suitë VIP me banjë prej oniksi dhe tarracë private me pamje nga deti. Të gjitha kabinat kanë dalje direkte në kuvertat anësore përmes dritareve panoramike.

Një tjetër veçori është një korridor me mure xhami që kalon mbi sallën e motorëve, duke u lejuar të ftuarve të shohin nga afër sistemin mekanik të jahtit.

Pajisjet në bord përfshijnë një spa, palestër profesionale, kinema private, pishinë, xhakuzi, tre mjete lundruese ndihmëse 12-metërshe, një automjet amfib, një fuoristradë 4x4, automjete të tjera tokësore, një zonë për golf dhe dy heliporte, një në pjesën e përparme dhe një në pjesën e pasme të jahtit.

Sipas vlerësimeve, vetëm mirëmbajtja e "Boardwalk" kushton rreth 40 milionë dollarë në vit. Kjo shumë përfshin pagat dhe shpenzimet për ekuipazhin prej 42 personash, karburantin, mirëmbajtjen teknike, siguracionin dhe kostot e operimit.

jaht

Lini një Përgjigje