Pas përfundimit të fjalimeve nga podiumi, qytetarët vijuan protestën me marshimin në bulevardet kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 55-të kundër qeverisë.
Të organizuar pas tubimit, qytetarët u larguan nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" për të vijuar ecjen në itinerarin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit, nën masa të shtuara sigurie.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet "Rama ik", "Dorëheqje" dhe "Shqipëri e re", "Revolucion" ndërsa theksuan se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore, largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.
Më herët, nga podiumi para Kryeministrisë, aktivistët hodhën poshtë deklaratat e kreut të qeverisë për platformën "Besa", duke deklaruar se qytetarët nuk kërkojnë premtime apo dokumente të reja, por dorëheqjen e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Edhe këtë mbrëmje marshimi po zhvillohet pa incidente, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë deri në realizimin e objektivave të shpallura nga organizatorët.
Lini një Përgjigje