
Ka shkuar në 11 numri i protestuesve të shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit. Shoqërimet nisën që në orët e mëngjesit, ndërsa para godinës së Parlamentit ishte organizuar protesta në të njëjtën kohë që brenda zhvillohej seanca e fundit plenare.
Gjatë protestës u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të mbajtur nën kontroll situatën. Si pasojë e ndërhyrjeve, policia ka shoqëruar deri në këto momente 11 persona.
Nuk janë bërë ende të ditura identitetet e të shoqëruarve apo akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre. Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e shoqërimeve dhe veprimet e mëtejshme procedurale.
Lini një Përgjigje