
Seanca plenare u ndërpre përkohësisht pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren menjëherë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mbylli diskutimet për procedurë dhe njoftoi nisjen e prezantimit të raporteve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën territoriale.
Peleshi u dha fjalën bashkëkryetarëve të komisionit, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi, për të vijuar me paraqitjen e raporteve përkatëse.
Megjithatë, deputetët e opozitës kundërshtuan zhvillimin e procedurës dhe nuk lejuan përfaqësuesin e PS-së të vazhdonte raportimin.
Për shkak të bllokimit të foltores dhe pamundësisë për të vijuar normalisht punimet, kryetari i Kuvendit njoftoi ndërprerjen e seancës për 5 minuta, në pritje të lirimit të foltores.
Lini një Përgjigje