TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2026, 20:30

Zgjodhi Greqinë dhe "tradhtoi" Shqipërinë, sulmuesi 29-vjeçar zyrtarizohet te skuadra serbe

Shkruar nga Pamfleti
Zgjodhi Greqinë dhe "tradhtoi" Shqipërinë, sulmuesi
Sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj

Sulmuesi Fiorin Durmishaj ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, duke firmosur me klubin serb të Çukariçkit. Transferimi i 29-vjeçarit tërheq vëmendje edhe për faktin se ai bëhet një nga të paktët futbollistë me origjinë shqiptare që aktivizohet në elitën e futbollit serb.

Durmishaj ishte një nga emrat më të përfolur disa vite më parë, kur vendosi të mos pranonte ftesën e Kombëtares shqiptare dhe zgjodhi të përfaqësonte Greqinë. Pas atij vendimi, karriera e sulmuesit nuk arriti të marrë zhvillimin që shumë prisnin, duke kaluar nëpër disa skuadra pa u konsoliduar në nivelet më të larta.

Zgjodhi Greqinë dhe "tradhtoi" Shqipërinë, sulmuesi

Gjatë karrierës së tij, ai ka veshur fanellat e disa klubeve të njohura greke, si Olimpiakos, Aris, Panionios dhe OFI i Kretës. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Iraklisit, ndërsa më herët ka luajtur edhe në kampionatet e Qipros dhe Belgjikës.

Edhe pse më vonë zgjodhi Greqinë, Durmishaj ka qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Shqipërisë, me të cilën regjistroi 9 paraqitje dhe realizoi një gol.

fiorin durmishaj sulmuesi shqiptar çukariçki skuadra serbe

3 Komente

  1. A
    Atdhedashes jo nacionalist

    C’fare ka te vecante ky lajm?! Dite per dite shqiptaret ikin nga Shqiperia,sic e dijme fort mire. Arsyet dihen,MAFIA SHTETERORE, dhe qenveri HIENASH GRABITQAR. Shume yje futbolli kane emigru ne Europe dhe sot jane shtetas ne vende te ndryshme. Asnje PROBLEM !!!

    1. M
      Muço

      E habitshme...!?

      Lini një Përgjigje