TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2026, 18:40

Nga Superliga shqiptare te ndeshja e “play off”-it që i dha fund ëndrrës kuqezi për kualifikimin në Botëror, Tejlor i jep fund arbitrimit

Shkruar nga Pamfleti
Nga Superliga shqiptare te ndeshja e “play off”-it që i dha
Arbitri anglez, Entoni Tejlor

Një nga arbitrat më të njohur të futbollit botëror, Entoni Tejlor, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga arbitrimi, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se 20 vjet.

47-vjeçari largohet nga fushat pasi drejtoi plot 831 ndeshje në të gjitha nivelet e futbollit. Takimi i fundit i tij ishte sfida mes Spanjës dhe Portugalisë, e fituar 1-0 nga spanjollët në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës.

Gjatë 16 sezoneve në Premier Ligë, Tejlor arbitroi 432 ndeshje, duke u renditur i treti në listën e arbitrave me më shumë takime të drejtuara në historinë e elitës angleze. Në karrierën e tij spikasin finale dhe ndeshje të nivelit më të lartë, mes tyre finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2024, finalja e Ligës së Europës më 2023, Botërori i Klubeve, si edhe turne madhorë si Kupa e Botës dhe Kampionati Europian.

Arbitrimi në nivelet më të larta ka qenë një privilegj, por presioni dhe vëmendja janë shumë intensive. Mendoj se ka ardhur momenti i duhur për t’u tërhequr,” u shpreh Tejlor.

Lidhja e Entoni Tejlor me futbollin shqiptar

Arbitri anglez ka lënë gjurmë edhe në futbollin shqiptar. Ai ishte gjyqtari i finales historike të “Final Four” të Superligës, ku Egnatia mposhti Partizanin 1-0 në stadiumin “Air Albania”, më 26 maj 2024, duke u shpallur kampione.

Tejlor ka drejtuar gjithashtu dy ndeshje të Kombëtares shqiptare. E para ishte barazimi 1-1 ndaj Çekisë në kualifikueset e “EURO 2024”, ndërsa e dyta ishte humbja 2-1 përballë Polonisë në Varshavë, në ndeshjen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, që i dha fund ëndrrës së kuqezinjve për kualifikim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

entoni tejlor arbitri anglez

Lini një Përgjigje