TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2026, 20:52

Armand Duka uron homologun spanjoll për triumfin historik në Kupën e Botës: Sukses plotësisht i merituar

Shkruar nga Pamfleti
Armand Duka uron homologun spanjoll për triumfin historik në
Spanja, Kampionia e Botës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përgëzuar homologun e tij spanjoll, Rafael Luzhan, pas suksesit historik të Spanjës, e cila u kurorëzua kampione e Kupës së Botës 2026.

Përmes një mesazhi urimi, kreu i FSHF-së vlerësoi paraqitjen e shkëlqyer të kombëtares spanjolle përgjatë gjithë turneut, duke theksuar se triumfi ishte fryt i cilësisë, punës dhe vizionit të futbollit spanjoll.

Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar. Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut dhe fitoi me meritë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror”, shprehet Presidenti Duka në mesazhin e tij.

Në vijim, Duka i uroi Federatës Spanjolle të Futbollit dhe gjithë komunitetit futbollistik të vendit iberik suksese të reja në të ardhmen, duke vlerësuar punën e bërë ndër vite dhe rezultatet e arritura në arenën ndërkombëtare.

Ju uroj juve, ekipit kombëtar dhe gjithë futbollit spanjoll suksese të mëtejshme në vitet që vijnë”, përfundon mesazhi i Presidentit të FSHF-së.

armand duka presidenti i fshf-së rafael luzhan presidenti i federatës spanjolle

Lini një Përgjigje