TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 21:21

52 ditë revoltë dhe protestë, nis marshimi qytetar kundër kastës politike

Shkruar nga Pamfleti
52 ditë revoltë dhe protestë, nis marshimi qytetar kundër
Nis marshimi i 52-të në Tiranë

Ka nisur marshimi në rrugët kryesore të Tiranës në kuadër të ditës së 52-të të protestës qytetare.

Pas grumbullimit përpara godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime kundër sistemit aktual qeverisës, protestuesit u nisën në marshim përgjatë disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke mbajtur pankarta dhe flamuj.

Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, pjesëmarrësit shprehën revoltën e tyre përmes thirrjeve kundër qeverisë, opozitës dhe gjithë klasës politike.

Përgjatë itinerarit u dëgjuan brohoritje si: "Shqipëri e re", "Rama ik, Berisha ik", "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Poshtë patronazhistët", "Shqipëria kërkon revolucion", "Dorëheqje", "Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", "Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren", "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Shqipëria nuk është në shitje".

Marshimi po zhvillohet nën masa sigurie, ndërsa protestuesit vijojnë të përshkojnë rrugët kryesore të Tiranës me pankarta, flamuj dhe thirrje.

Në përfundim të marshimit, qytetarët do të rikthehen sërish përpara godinës së Kryeministrisë, aty ku do të mbyllet edhe protesta e ditës së 52-të.

marshimi i 52-te ne tirane protesta kunder rames

Lini një Përgjigje