TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2026, 22:01

Egnatia befasohet në fund, mbyllet pa fitues pjesa e parë e ndeshjes së Ligës së Kampioneve

Shkruar nga Pamfleti
Egnatia befasohet në fund, mbyllet pa fitues pjesa e parë e ndeshjes
Skuadra e Egnatias

Pjesa e parë e sfidës mes Egnatias dhe Celjes, e vlefshme për ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, është mbyllur në barazim 1-1.

Skuadra nga Rrogozhina e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Altin Kryeziu, Eneo Bitri goditi me kokë, ndërsa topi u devijua nga një mbrojtës kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 16-të, Egnatia u përball me një goditje të rëndë, pasi sulmuesi kryesor Sumaila Bakajoko u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi. Ai u transportua me barrelë, ndërsa vendin e tij e zuri Daniel Adjesa.

Kur dukej se vendasit do ta mbyllnin pjesën e parë në epërsi, Celje gjeti golin e barazimit në kohën shtesë. Pas një krosimi nga goditja e këndit të Svit Seslar, Mario Kvesiç u gjend në vendin e duhur dhe e shtyu topin në rrjetë, duke vendosur rezultatin 1-1 në fund të 45 minutave të para.

egnatia celje champions league

Lini një Përgjigje