TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2026, 21:00

Kampion Europe dhe Bote, Spanja ka gati "dhuratën" e merituar për trajnerin Luis De la Fuente

Shkruar nga Pamfleti
Kampion Europe dhe Bote, Spanja ka gati "dhuratën" e merituar
Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente

Luis De la Fuente pritet të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares spanjolle edhe për 4 vite të tjera. Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur t’i ofrojë trajnerit kampion Bote një kontratë të re, e cila do ta lidhte me “La Roja” deri në përfundim të Kupës së Botës 2030.

Presidenti i Federatës, Rafael Luzan, është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vazhdimit të projektit me De la Fuente. Edhe pse kontrata aktuale e teknikut spanjoll skadon pas “EURO 2028”, drejtuesit e futbollit spanjoll janë të bindur se ai është njeriu i duhur për ta udhëhequr ekipin edhe në ciklin e ardhshëm.

Vetë Luzan kishte deklaruar më herët për të përditshmen “AS” se bisedimet për rinovimin do të nisin pas përfundimit të Botërorit. Në Federatë nuk ka dilema: filozofia është e qartë, një projekt që sjell rezultate nuk duhet ndryshuar.

Palët pritet të ulen në tryezën e negociatave pas verës për të finalizuar marrëveshjen e re. Objektivi është që De la Fuente të jetë në pankinën e Spanjës edhe në vitin 2030, një periudhë që konsiderohet historike për futbollin iberik.

Që prej marrjes së drejtimit të kombëtares, pas punës së suksesshme me ekipin U-21, De la Fuente ka ndërtuar një cikël fitues. Ai udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Ligën e Kombeve, më pas fitoi “EURO 2024” dhe së fundmi kompletoi sukseset me titullin kampion të botës, duke e rikthyer “La Roja” në majën e futbollit botëror.

luis de la fuente trajneri i spanjës federata spanjolle

Lini një Përgjigje