TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 20:39

Rama i quajti protestuesit sorra dhe korba, qytetari: Qeveria është grup kriminal!

Shkruar nga Pamfleti
Rama i quajti protestuesit sorra dhe korba, qytetari: Qeveria është
Protesta në Tiranë

Një qytetar që mori fjalën në protestën e zhvilluar për të 52-ën ditë radhazi para Kryeministrisë deklaroi se qytetarët janë të vendosur të sjellin ndryshim politik dhe të largojnë, sipas tij, klasën aktuale politike.

Gjatë fjalës së mbajtur nga podiumi, ai u shpreh se protesta përfaqëson një moment të rëndësishëm për qytetarët dhe u bëri thirrje pjesëmarrësve të qëndrojnë të bashkuar.

“Ky është fundi i maskarenjve. Ju jeni heronjtë e mi. Janë të gjithë heronjtë e këtij sheshi, të gjithë ata që janë këtu. Të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe ky plehrë dhe plehrat e tjera, që e kanë bërë këtë vend të pabanueshëm për ata në mal e ata në fushë. Sepse këtu nuk ka shëndetësi, nuk ka arsim, po u sëmure këtu nuk ke ku shkon vetëm të shkosh jashtë shtetit. Na mungon shëndetësia”, tha ai.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka etiketuar protestuesit si "sorra" dhe "korba", qytetari iu përgjigj me kritika të ashpra ndaj qeverisë.

“Këta na shajnë na thonë sorra e korba, por këta janë gjarpërinj. Unë punoj për fëmijët e mi, që të mos ikin më jashtë vendit. Këta nuk janë korba e sorra, këta janë grup i strukturuar kriminal, janë grup i drogës. Do ta djegim këtë klasë të poshtër, do ta largojmë këtë llum që vjedh taksat e popullit”, tha ai.

Në përfundim të fjalës së tij, protestuesi iu referua figurave historike Naim Frashëri dhe Ismail Qemali, duke theksuar se, sipas tij, qytetarët janë bashkuar përtej ndasive politike.

“Populli shqiptar për herë të parë është zgjuar pa parti, pa interesa personale e pushteti, kundër këtyre maskarenjve. Poshtë Berisha, poshtë Rama”, përfundoi ai. 

protesta kunder rames

Lini një Përgjigje