TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 20:16

Protesta para kryeministrisë, aktivisti akuza qeverisë për 'Territorialen': Mekanizëm për të shpopulluar vendin

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para kryeministrisë, aktivisti akuza qeverisë për
Protesta kundër Ramës

Qyetatarët po mbajnë fjalime me akuza të forta ndaj Ramës para kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën për doreheqje.

Një aktivist ka akuzuar qeverinë se nëpërmjet Reformës së Territoriale, kërkon të shpopullojë vendin. Ai tha se klasa politike po iu vë shkelmin në fyt bashkive të vogla. 

Aktivisti theksoi se dorëheqja e Ramës do të sillte ndryshime epokale.

“52 ditë qëndresë për të bërë të mundur ndrsyhimin që ky kryeministër dhe kjo klasë nuk e bënë për 36 vite.

Nuk e di edhe sa ditë do të na duhet të qëndrojmë dhe rezistojmë, por dotë jemi këtu deri ditën që ky kryeministër të japë dorëheqjen. Dorëheqja që do t’i hapë rrugën ndryshimeve epokale, do t’i hapte rrugën një qverie tranzitore që do të sillnin ndryshime kushtetuese dhe ligjore.

Përshendes protestuesit që kanë dalë në Prrenjas kundër kësaj qeverie që kontribuoi në shpopulkimin e asaj zone dhe gjithë Shqipërisë e pas shpopullimit u thonë edhe atyre pak të largohen. Kjo klasë politike u ka vënë shkelmin në fyt Përrenjasit dhe banorëve të bashkive të vogla dhe u thonë largohuni.

Banorët e fshatrave duhet të bëjnë shumë kilometra për të shkuar në qytetin më të afërt, kjo do të sillte vetëm shpoupullim, ndaj duhet të qëndrojmë dhe rezistojmë deri në largimn e qeverisë se korruptuar, sepse nuk duhet të largohen qytetarët e ndershëm", tha ai.

dita e 52-te e protestes protesta kunder rames

Lini një Përgjigje