Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët nuk e krahasojnë më Shqipërinë me të shkuarën, por me standardet që presin të arrihen, duke shtuar se kjo ka bërë që ata të kërkojnë më shumë llogari nga qeveria.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se pritshmëritë e qytetarëve kanë ndryshuar dhe se arritjet e deritanishme nuk janë më të mjaftueshme për të fituar vlerësim.
Sipas tij, shqiptarët e krahasojnë vendin me atë që synojnë të arrijë dhe jo me periudhën kur mungonin investimet dhe infrastruktura.
Në deklaratën e tij, Rama pranoi se qytetarët kanë rritur pritshmëritë ndaj qeverisë dhe se fokusi i tyre tashmë është te rezultatet konkrete dhe llogaridhënia, më shumë sesa te krahasimi me të kaluarën.
“Bulevardi i flamingove është prova më shembullore se shqiptarët e krahasojnë Shqipërinë jo me bulevardin e mungesave, por me vendin e mundësive ku presin të mbërrijnë. Madje, sikur duan ta harrojnë edhe atë që mbajnë mend akoma sepse na gjykojnë pa mëshirë pikërisht sepse panë atë që ndryshoi.
Udhëkryqi që kam folur edhe më parë është ky. Ne e nxorëm Shqipërinë nga epoka e mungesave. Ne dhe askush tjetër. Prandaj sot përballemi me një popull që e mat Shqipërinë me pritshmëritë e veta dhe na kërkon llogari më shumë nga sa do të donim ne për gjithçka për t’u bërë.
Një popull që bezdiset kur tregojmë nga sa poshtë jemi nisur dhe sa lart do të shkojë. Ka të drejtë. Sa më i madh dhe i fortë të jesh përballë kësaj të drejte, aq më në rrezik je. Nëse nuk e kupton që është më e madhe sesa ti, qofsh edhe vetë PS apo u quajtsh Edi Rama”, tha kryeministri.
Zhduku jashteqitje. Nuk mund te flasesh me ti, as me popullin as per popullin. Ti je vetem nje sherbetor i devotshem i krimit.
Te marrsha te ligat e fjaleve moj Shota trime.