Kryeministri Edi Rama deklaroi se shënjestrimi i hebrenjve dhe shkulja e flamurit izraelit gjatë protestave përbëjnë një akt që, sipas tij, cenon një nga faqet më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal te incidentet e ndodhura gjatë protestave, duke i cilësuar si veprime të orkestruara që synonin të nxisnin ndasi fetare.
“Një vend pa besim është i pambrojtur dhe një demokraci pa besim është shesh për çdo përshesh. Fakti që për herë të parë Shqipëria përjetoi shijen e stërkeqe të ndasisë fetare, që u manifestua për turpin e të gjithëve ne, ishte drejtpërdrejt një orkestrimi.
Shënjestrimi i kombit hebre, që shkoi deri te shkulja e flamurit izraelit, nxiti edhe ata që ishin fizikisht rrotull dhe u shfrytëzuan nga një tufë e verbërish mendorë. Ky ishte një përdhunim publik i shumicës së shenjtë të familjeve shqiptare, që morën në mbrojtje hebrenjtë me jetën e tyre, duke i treguar Europës se një vend i vogël, i varfër dhe i dobët u bë busulla morale e një kontinenti”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se pakënaqësitë e qytetarëve nuk u krijuan nga faktorë të jashtëm, por u shfrytëzuan prej tyre.
“As ndërhyrja e aktorëve të huaj shtetërorë, as sponsorizimi marramendës nuk e shpikën sekëlldinë që nxori ‘flamingot’ në bulevard. Ata vetëm e shfrytëzuan atë sekëlldi dhe u përpoqën ta kthenin në një zjarr të pakontrollueshëm”, u shpreh ai.
Rama tha se ngjarjet e muajve të fundit kanë pasur ndikim edhe në sektorin e turizmit, duke iu referuar të dhënave të muajit qershor.
“Pasojat u panë në bilancin e qershorit për turizmin, ku për herë të parë pas shumë vitesh rritja u ndal. Dua të jem po kaq i qartë: duke u treguar shqiptarëve që kjo po ndodhte, nuk kam akuzuar shqiptarët e sinqertë. As më ka shkuar dhe as më shkon në mend që reagimi im të jetë shpallja e protestuesve si armiq apo agjentë.
Përtej rritjes së domosdoshme të kapaciteteve mbrojtëse teknologjike, duhet ta shtrijmë reagimin edhe te adresimi i atij hendeku, duke shpjeguar qartë dhe me empati për njerëzit”, përfundoi Rama.
Hahah sa qesharak dhe mashtrues. E vuri vete aty, dergoi ate qe te gjithe e dine kush eshte. Pastaj harroi ky qe ricikloi anti-semitin me te fuqishem Kanye West, i dha €4M plus i ndertoi stadium. Ah mer Rame ....prrallat e antisemitizmit jane bombastike, por je i pashprese a derzi
Plak intrigant i ndyre
Heee LEGEN !!! Ik mor SHURRAN!! Po I del ne mbrojtje IZRELKRIMIT. Shko PSHURRU,QENEF. Ashtu si Serbia me Vuciqin edhe Izraeli me Netanjahun KRYEN GJENOCID. I pari kunder Shqiptareve,I dyti kunder Palestinezeve. Shporru dhe ben mire te kerkosh azil ose ne Serbi ose ne Izrael. ARMIK I SHQIPTAREVE
Hiqe more legen ate flamur qelbesire, se na shemton Flamurin e Legjendarit Gjergj Kastrioti. O kurve kryeminister nuk le qelbesirellek pa i bere popullit e shtetit Shqiptar. Ti e sorrollopi yt kurre nuk do beni hajer.