TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2026, 16:25

100 mln euro për Leaon? Fenerbahçe përgënjeshtron zërat: Nuk i kemi bërë ofertë as atij dhe as Milanit

Shkruar nga Pamfleti
100 mln euro për Leaon? Fenerbahçe përgënjeshtron
Sulmuesi portugez, Rafael Leao

Rafael Leao vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, por zërat që e lidhnin me një transferim te Fenerbahçe janë hedhur poshtë nga vetë klubi turk.

Në ditët e fundit u raportua se gjiganti nga Stambolli ishte gati të investonte rreth 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit portugez të Milanit, duke përfshirë si kartonin ashtu edhe pagën e lojtarit. Megjithatë, Fenerbahçe ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke mohuar kategorikisht ekzistencën e një oferte të tillë.

Pretendimet se kemi bërë një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për Rafael Leaon, duke përfshirë kartonin dhe pagën e tij, nuk janë të vërteta. Nuk i kemi bërë asnjë ofertë lojtarit apo klubit të tij”, thuhet në deklaratën zyrtare të Fenerbahçes.

Pavarësisht këtij përgënjeshtrimi, e ardhmja e Leaos mbetet e paqartë. Sulmuesi portugez vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim nga Milani, ndërsa drejtuesit e klubit kuqezi presin oferta konkrete për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Interesimi për 26-vjeçarin nuk mungon, me disa klube të mëdha europiane që monitorojnë situatën e tij. Ndërkohë, edhe emrat e Fenerbahçes dhe Gallatasarajit janë përmendur shpesh në media si destinacione të mundshme.

Për momentin, megjithatë, pista që e lidhte Leaon me Fenerbahçen është zyrtarisht e mbyllur, ndërsa merkatoja mbetet e hapur dhe Milani pret lëvizjet e radhës për yllin portugez.

rafael leao sulmuesi portugez fenerbahçe

Lini një Përgjigje