Në ditën e 53-të të protestës antiqeveritare, aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka humbur mbështetjen e qytetarëve dhe se, sipas tij, përpjekjet për të qëndruar në pushtet nuk do të kenë sukses.
Ai përsëriti kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e qeverisë dhe miratimin e një kodi të ri zgjedhor.
“Kësaj qeverie i ka ardhur fundi. Po bën çdo gjë që të shpëtojë, por nuk do të shpëtojë. Po kërkon të shfuqizojë ligje, por nuk na intereson. Ne duam vetëm dorëheqje. Jemi mbledhur në shesh sepse jemi të vjedhur. Na vjedh mafia e ushqimeve. Nafta ngrihet, ushqimet rriten. Kjo mafie vetëm nga vjedh të gjithëve. Por asnjë nga ata nuk ka për të shpëtuar. Një kryeministër që i përgjigjet shqiptarëve me fack y*u nuk përfaqëson shqiptarët. Kjo politikë 80 vjeçare të largohet. Kërkojnë dorëheqje të kësaj qeverie, një kod të ri zgjedhor, kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Rama”, tha ai.
Lini një Përgjigje