TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 21:17

Thellohet skandali/ Alma e videos së Gjicit, bëri për vete edhe Kastriot Gurrën e Librazhdit

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet skandali/ Alma e videos së Gjicit, bëri për vete edhe

Thellohet skandali i video-përgjimit të Safet Gjicit. Vajza e cila kreu marrëdhënie intime me të, e njohur tashmë si Alma Koçi, duket se ka bërë për vete një tjetër kryetar bashkie.

Sot u zbardh videoja e plotë dhe del në pah se në fakt, akti seksual bëhet në këmbim të tenderëve dhe nuk kemi të bëjmë me një histori dashurore. Vajza kërkonte të merrte administrimin e qenve të rrugës. Ajo kishte dorëzuar një dosje dhe pas aktit seksual, Safet Gjici kërkon që të bëhet gati dokumentacioni e të miratohet projekti.

Por të njëjtin projekt ajo e ka dërguar në Bashkinë e Librazhdit. Në video, 40-vjeçarja shprehet se dy vite më parë ka aarritur një marrëveshje me Bashkinë e Librazhdit për qentë endacakë, në kohën kur ajo drejtohej nga Kastriot Gurra.

Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se e aprovoni është pjesa juaj”, tha ajo. 

Pra, ndryshe nga sa ndodhi me Gjicin, ku projekti u bë gati, por nuk u arrit të firmoset, në Librazhd duket se marrëveshja është mbyllur. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur që e ka bindur Kastriot Gurrën të firmosë. E sigurt është se ai ka mbetur më i kënaqur se Gjici. Ky i fundit vërtet i premtoi vajzës pas aktit seksual, por projekti nuk u finalizua kurrë. Ndërsa Gurra e ka hedhur me vrap firmën dhe as nuk ka përfunduar nëpër video. 

Pjesë nga biseda

Safet Gjici: Kjo merret me këto qentë e rrugës., Shikoja projektin dhe pastaj flasim si do e kalojmë si projekt në këshill për vendimmarrje. Kostot për një qenë. Ne mbledhim qentë i grumbullojmë këta i marrin i çojnë atje.

Punonjësi: Si veprojmë ne

Alma K.: Lidhim një kontratë dhe bëjmë një preventiv sa qen mund të jenë për 6 muaj ose një vit. E supozojmë 50 ose 100. Kostoja për një qen në muaj shkon te 60 mijë lekë të vjetra. Flas me ushqim, veteriner të gjitha. Këtu kemi dhe niptin. Kontratën e qirasë së ambientit. Po përpiqem ta zgjerojmë sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.

Punonjësi: Sa është kosto se duhet me e kalu në këshill ne e ke parasysh…

Alma K.: Varet sa keni ju? Sa qen keni ju varet

Punonjësi: Do më japësh një numër kontakti mua

Alma K.: Se i kam në makinë telefonat

Punonjësi: Do më sjellësh një draft marrëveshje

***

Alma K.: Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.

Punonjësi: Do shikojmë edhe mundësitë.

Alma K.: Ok se bashki e vogël është.

alma video gjici gurra

Lini një Përgjigje