TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 16:02

Meta “mollë sherri” mes Kokalarit dhe Berishës, aktivistja: Koalicioni me PL-në i vuri kapak besimit tim te Doktori

Shkruar nga Pamfleti

Meta “mollë sherri” mes Kokalarit dhe Berishës,

Aktivistja Evi Kokalari është shprehur se marrëdhënies së saj me ish kryeministrin Berisha, i vuri kapak koalicioni që ky i fundit bëri me kreun e PL-së Ilir Meta.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ajo tha se priste që Berisha të dëgjonte mendimet e demokratëve pasi të gjithë ishin në mbështetje të tij, por askush nuk e donte një koalicion me Ilir Metën.

Kokalari tha gjithashtu se momenti kur ajo vërtet e humbi tërësisht besimin te Sali Berisha ishte kur ai vendosi në krye të forumit rinor, Besart Xhaferin, që sipas saj nuk ishte i duhuri pasi kishte ankesa lidhur me të.

Koalicioni me Metën i vuri kapakun, sidomos kur ky humbi vulën në gjykatë; ky nuk dëgjoi opinionin e demokratëve por i çoi nën logon me Ilir Metën. Kjo i vrau shumë demokratët, të gjithë dhanë mbështetjen por asnjëri nuk donte një koalicion me Metën.

Momenti që vendosa se e kam humbur besimin komplet, ishte momenti që ky ka dalë në mëngjes pas forumit rinor dhe ftoi Besart Xhaferin në zyrë, pa mbaruar, ndërkohë që pjesa tjetër po sillnin ankimet dhe problemet që kishim, por ai e mbylli garën.

Ai ka qenë lider për një kohë shumë të gjatë dhe nuk duhet ta kishte lejuar. Aty filloi zhgënjimi total, se deri në atë moment po mundohesha të thoja shiko se ç’po ndodh me forumin rinor”, tha Evi Kokalari.

meta berisha kokalari

Lini një Përgjigje