
Ish-kandidati i “BF” për kryetar në bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati tha se para zgjedhjeve një person i Kishte ofruar një video kompromentuese të Gjicit, por të cilën ai tha se nuk e kishte pranuar.
Në një intervistë për “Report Tv”, ai tha se nuk e kishte parë materialin dhe shtoi se arsyeja pse ai refuzoi të përdorte videon ishte sepse nuk i pëlqen të përdorë të tilla forma për të prishur garën.
“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon ishte person i panjohur për mua”, tha ai.
I pyetur në lidhje me videon erotike të publikuar të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Sinemati tha se rezervohet për të folur sa kohë që kjo është një çështje që tashmë i takon prokurorisë.
“Të them të vërtetën rezervohem në drejtën për të folur pasi qytetarët shqiptarë janë njohur me këtë aferë dhe sa kohë kjo çështje i takon hetimit dhe shqyrtimit në organet ligjzbatues se kam dëshirë të komentoj”, tha Sinemati.
Lini një Përgjigje