
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot ministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Rama se po shesin energjinë elektrike me çmime qesharake.
Sipas Berishës, KESH po shet jashtë burse më një çmim 30 euro më të lirë se bursa e Tiranës dhe rreth 60 euro më të lirë se bursa e Vjenës.
“Unë ju garantoj se Shqipëria këto fonde i disponon plotësisht, por kjo kërkon që qeveria të mos vjedhë siç po vjedh qytetarët shqiptarë, të mos abuzojë me taksat dhe pasuritë publike.
Kjo kërkon që Shqipëria të ndërtojë punë publike me të njëjtat çmime që ndërtohen në BE, nuk po them më lirë. Por jo 8 herë më shtrenjtë.Kjo kërkon që Shqipëria t’i japë fund kësaj vjedhje të tmerrshme me energjinë. Çdo ditë Rama-Balluku, shesin me çmime qesharake krahasuar me çmimet e bursës, energjinë elektrike, këtë pasuri publike të shqiptarëve. Në një kohë kur kanë inauguruar bursën e energjisë. Asgjë nuk kalon nga bursa. Edhe dje, po shesin jashtë burse më një çmim 30 euro më të lirë se bursa e Tiranës dhe rreth 60 euro më të lirë se bursa e Vjenës. Pritet në 2-3 ditët e ardhshme të shesin një sasi kolonale energjie sepse digat janë plot.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje