TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 13:07

Deputetët pa certifikatë sigurie, anulohet dëgjesa me kryetaren e SHISH

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët pa certifikatë sigurie, anulohet dëgjesa me kryetaren e
Komisioni i Sigurisë

Dëgjesa me kryetaren e SHISH, Vlora Hysenin te Komisioni i Sigurisë është anuluar, pasi deputetë nuk ishin të pajisur me certifikatë sigurie. Kryetarja e SHISH do të fliste për situatën në veri të Kosovës.

Komisioni i Sigurisë nisi me debat mes deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe atij të PS-së, Nasip Naço i cili ndërpreu seancën dy herë.

Salianji ka kërkuar që mbledhja me Hysenin të bëhet me dyer të hapura pasi do trajtojë një çështje sensitive dhe shumë aktuale siç është veriu i Kosovës.

Kërkesa për raportimin e Vlora Hysenit te Siguria u përpilua nga deputeti Ferdinand Xhaferraj teksa është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt i cili nuk ka firmosur.

Pjesë nga debati:

Salianji: A ka përgjigje që Hyseni ka qenë në Beograd si drejtuese e SHISH. Ka një shqetësim në publik për ne. Drejtuesit profesionistë të SHISH ishin zëvendësuar me militantë. A ka përgjigje Vlora Hyseni si kjo? A do e zhbëjë kulturën e mosndëshkimit në SHISH, Vlora Hyseni? Po në raste kur informacione të klasifikuara përdoren për shantazh. Ed Do Ish drejtor në një njësi është akuzuar për shpërdorim fondesh.

Naço: Nëse bën pyetje të karakterit të sekretit shtetëror do ta ndërpres fjalën.

Salianji: Po ku e di ti ore

Naço: Se njeh ti ligjin më mirë se unë po lërë tani

Salianji: Mos bëj si gangster se nuk e bën dot ore

Nacco: Po përmend emra që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare

Salianji: Më lër të mbaroj fjalën. Ti nuk je pronar o burr. Kur të shkosh në fshat ik bëj si kapadai. Ose zbato rregullat ose mbylle mbledhjen. Para ligjit s’je asgjë

Nacco: Seanca mbyllet këtu

Salianji: Ik ore kapadai i fshatit.  

Mbledhja u anulua gjithashtu sepse nuk u plotësua kuorumi i deputetëve që kanë certifikatë sigurie.

dëgjesa me kryetaren e shish komisioni i sigurise

Lini një Përgjigje