TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 15:18

PD në kaos total/ 17 deputetë bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Bardhi sulmon Kryesinë: Po shkelin hapur Statutin

Shkruar nga Pamfleti

PD në kaos total/ 17 deputetë bojkotojnë mbledhjen e

Thellohet kriza brenda Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm Gazmet Bardhi ka dalë kundër vendimit të Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin. Kryesia ka vendosur të ngrejë sekretariate provizore duke nxjerrë jashtë loje Bardhin.

Ky i fundit thirri mbledhjen e grupit parlamentar sot në mesditë, por i kanë shkuar në takim vetëm 11 emra. Më pas Bardhi doli në një deklaratë duke sulmuar Kryesinë. Ai tha se 17 deputetë kanë vendosur të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Pas zgjedhjeve të 14 majit menduam se faktorët e rëndësishme brenda nesh do ti shërbenin demokratëve dhe vendit. Një opozitë e dobët i shërben Edi Ramës. Ne propozuar platformë për ringritjen e PD që i shërben bashkimit dhe jo ndarjes. Një pjesë e Kryesisë e rrëzoi duke i hapur rrugë zgjedhjet se kryetarit. Vendimet e marra nuk e zgjidhin situatën që po kalon PD. Grupi parlamentar është i bindur se kjo është rruga e gabuar. Por kam detyrimin t’i nënshtrohem vullnetit të shumicës”, tha ai.

Ai tha se vendimi i kryesisë për të mbledhur Këshillin Kombëtar shkel statutin dhe kompetenca e sekretarit të përgjithshëm duke ua kaluar ato disa prej zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë.

Të enjten u deklarua mbledhja e Këshillit Kombëtar në datë 20. E mbështeta menjëherë por nuk kisha njohur përmbajtjen konkrete të tij. Jam këtu të deklaroj se vendimi bie ndesh me statutin e PD-së. Vendimi i Kryesisë i heq kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm duke ua kaluar zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë. Sipas rregullores së këshillit, njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm.  Pas konsultimit me kolegët e grupit parlamentar, 17 anëtarë të grupit vendosen mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar”, tha Bardhi.

bardhi pd keshilli

Lini një Përgjigje