TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2026, 17:02

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëri prej tyre ka goditur nga pas automjetin që lëvizte përpara.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, përplasja ka shkaktuar ngadalësim të qarkullimit dhe trafik në këtë segment të autostradës.

Pritet që policia të sqarojë rrethanat e plota të aksidentit.

aksident maminas

Lini një Përgjigje