TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2026, 18:36

Debutim me dy tablo për trajnerin Amorim, talenti Kamarda shpëton Milanin

Shkruar nga Pamfleti
Debutim me dy tablo për trajnerin Amorim, talenti Kamarda shpëton
Skuadra e Milanit

Milani dhe Sëlltiku kanë dhuruar spektakël në miqësoren e zhvilluar sot në “Celtic Park” të Glasgout, me sfidën që përfundoi në barazim 2-2.

Skuadra skoceze e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke krijuar një avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Duran dhe Forrest ishin autorët e golave që i dhanë Sëlltikut një epërsi të sigurt përballë kuqezinjve.

Megjithatë, Milani reagoi në pjesën e dytë falë një talenti të jashtëzakonshëm. Protagonisti absolut i “Djallit” ishte 18-vjeçari Françesko Kamarda, i cili ndryshoi rrjedhën e ndeshjes pas aktivizimit të tij.

Sulmuesi italian u hodh në fushë në minutën e 46-të dhe vetëm 60 sekonda më vonë gjeti rrugën e rrjetës, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm shtatë minuta më pas, në minutën e 53-të, Kamarda kompletoi dopietën personale me një goditje të bukur me kokë, duke rikthyer baraspeshën.

Një debutim jo i plotë pozitiv për trajnerin Ruben Amorim, por tekniku portugez mund të jetë i kënaqur që shmangu humbjen falë paraqitjes së shkëlqyer të talentit të ri të Milanit. Kamarda ishte padyshim heroi në Glasgou.

milani sëlltiku ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje