E ardhmja e Vinicius Zhunior vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesi brazilian ka kontratë me Realin e Madridit deri në verën e vitit 2027, por negociatat për rinovimin nuk kanë sjellë ende një marrëveshje.
Sipas raportimeve, palët pritet të zhvillojnë një tjetër takim për të diskutuar kontratën e re, megjithatë pengesa kryesore mbetet aspekti financiar. Aktualisht, as lojtari dhe as klubi nuk janë të gatshëm të bëjnë lëshime.
Pavarësisht kësaj, Vinicius nuk ka në plan të largohet nga "Santiago Bernabeu" gjatë kësaj vere. Nga ana tjetër, edhe Reali i Madridit nuk dëshiron të përballet me skenarin që braziliani të largohet si lojtar i lirë.
Situata ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit. Sipas “The Athletic”, klubi londinez po ndjek me interes zhvillimet dhe po shqyrton mundësinë për të transferuar Viniciusin, në rast se ai nuk arrin marrëveshje për rinovimin me kampionët e Spanjës.
Për momentin, ideja e një transferimi gëzon mbështetje brenda Arsenalit, por nuk ka pasur ende kontakte zyrtare mes dy klubeve për të diskutuar një operacion të mundshëm.
Ndërkohë, brenda Realit të Madridit ekziston edhe mendimi se, nëse Vinicius nuk firmos kontratën e re, klubi mund ta nxjerrë në shitje për të shmangur rrezikun e humbjes së tij me parametër zero. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, drejtuesit më të lartë të "Los Blancos" nuk e konsiderojnë ende këtë si opsionin kryesor.
Lini një Përgjigje