Tirana e ka mbyllur në barazim pa gola miqësoren ndaj Arca Çorum, sfidë e zhvilluar në Turqi, aty ku bardheblutë po kryejnë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.
Ky ishte edhe debutimi i trajnerit Dean Klafuriç në stolin e Tiranës. Edhe pse nuk arriti të marrë fitoren, tekniku kroat mund të jetë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, pasi përballë kishte një kundërshtar që militon në Superligën turke.
Klubi kryeqytetas ka qenë mjaft aktiv në merkaton e verës, duke afruar shtatë futbollistë të rinj: Ardit Krymin, Tomislav Kis, Bernard Berishën, Xhosef Kolejn, Erdon Dacin, Drilon Hazrollajn dhe Hugo Fresnedën.
Ndërkohë, pjesë e grupit në fazën përgatitore janë edhe Patrik Staniç, Bojan Ilievski dhe Leonat Vitija, të cilët pritet të jenë alternativa të rëndësishme për Klafuriçin në ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri.
Lini një Përgjigje