TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 15:45

"Do ndryshojmë emrin"/ Pas humbjes së vulës, Berisha drejt krijimit të një force të re politike

Shkruar nga Pamfleti

"Do ndryshojmë emrin"/ Pas humbjes së vulës, Berisha

Deputeti Luan Baçi ka paralajmëruar krijimin e një forcë të re nga Rithemelimi...

Sali Berisha duket se po shkon drejt krijimit të një partie të re politike. PD është ndarë në dy copa, ku i pari nuk e merr vesh të dytin. Edhe pjesa që ka vulën po ashtu është e ndarë dhe duket se konflikti po agravon.

Por sot është dhënë sinjali i parë se Berisha po shkon drejt daljes me një forcë të re. Ishte deputeti Luan Baçi i cili në një emision u shpreh se duhet të ndryshohet emri i partisë. Sipas tij, atyre u kanë rrëmbyer vulën dhe ata po detyrohen të strehohen te partitë e tjera, duke ju referuar këtu aleancës me Metën. Prandaj sipas tij, rruga më e mirë është që të jenë një forcë më vete politike.

Meta e la në baltë Berishën. Pas zgjedhjeve ai nuk ka folur kurrë për manipulim votash dhe duket sikur koalicioni ka marrë tatëpjetën. Berisha nuk do që në zgjedhjet e ardhshme të hyjë nën sqetullën e PL dhe po jep sinjale për krijimin e një force të re.

PD është kjo që është dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Emri mund të ndryshohet, një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD-së mblidhet dhe merr vendime dhe vendimet janë nga më të ndryshmet për të emërtuar PD me një emër pak më ndryshe, pro duke u thënë demokratëve që ne jemi PD por për arsye të vulës, siglës që na e kanë uzurpuara dhe mos të strehohemi tek parti të tjera parlamentare që mund të kenë dhe kosto elektorale për ne. 520 mijë vota të marra në zgjedhjet e pabarabarta dhe përsëri provuam që opozita është kjo”, tha Baçi në një emision.

Praj disa kohësh është përfolur se Berisha mund të tentojë të dalë me një parti të re. Po ashtu edhe në Kuvend mund të tentohet të krijohet një grup parlamentar. Megjithatë mbetet të shihet nëse do arrihet një gjë e tillë, pasi Berisha ka përdorur PD-në si bunker për hallet e veta. PD është forca e parë opozitare dhe Berisha tentoi kreun e saj për të justifikuar çdo lloj hetimi apo arrestimi. Në SPAK dosjet janë rritur ndjeshëm dhe Berisha  përdor logon e PD për t’u mbrojtur, me idenë se nëse arrestohet do dalë e do thotë që po arrestohet kreu i opozitës. Megjithatë duket se ujërat janë trazuar fort brenda kampit opozitar.

berisha parti luan baci

Lini një Përgjigje