TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 15:44

"Ndarja e PD i shërben vetëm Ramës", Bardhi: Beteja mes deputetëve është të kthehemi në alternativë qeverisëse

Shkruar nga Pamfleti

"Ndarja e PD i shërben vetëm Ramës", Bardhi: Beteja mes

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se PD nuk ka nevojë për konflikte e debate të brendshme.

Në një prononcim për mediat, Bardhi u shpreh se ndarja nuk është në interesin më të mirë të demokratëve dhe se ajo i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama dhe “regjimit të tij”. Më tej, ai theksoi se nuk mund të ketë kompromis për shpërbërjen e Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se beteja mes deputetëve është të kthehen në alternativë qeverisëse.

“Rruga që kemi nisur nuk mund t’i ngjajë proceseve fiktive që e kanë dëmtuar PD-në në të shkuarën. Kjo është një histori e shëmtuar dhe anti-statutore që nuk duhet të përsëritet më në Partinë Demokratike. Në këtë moment PD ka nevojë për maturi, jo konflikt, reflekti me jo urrejtje. Ka nevojë për mendimin ndryshe dhe jo përjashtime të reja. Kujt i shërben një tjetër konflikt në PD? Përse sajohen provokime dhe devijime nga statuti që na ndajnë, kur sot duhet të jemi bashkë. Kujt i intereson kjo ndarje? Di të them me siguri se është e qartë se ky nuk është interesi më i mirë i demokratëve dhe Shqipërisë. Një PD që humbet në debatet e brendshme i intereson vetëm Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Ky qëndrim nuk më shërben mua. Do ishte e lehtë të bënim rolin sa për të marrë një post, por ju siguroj se as nuk kemi dhe as nuk do bëjmë kompromis për shpërbërjen e PD-së. Nuk ka kompromis për këtë. Beteja e kolegëve të mi ka vetëm një qëllim, të qëndrojmë përballë pushtetit dhe të kthehemi në alternativë qeverisëse”, tha Bardhi.

bardhi pd rama

Lini një Përgjigje