TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 18:20

Gara për kreun e PD, anëtari i kryesisë zbardh detajet që pritet të diskutohen nesër në Këshillin Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e PD, anëtari i kryesisë zbardh detajet që

Anëtari i kryesisë së PD, Gazmend Koduzi është shprehur se vendimi për mbledhjen e këshillit kombëtar të PD është në përputhje të plotë me statutin e partisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Koduzi tregoi se me gjithë bojkotin e 17 anëtarëve të grupit të PD të bërë me dije nga Gazment Bardhi, në këshill janë një numër i konsiderueshëm anëtarësh. Më tej, anëtari i kryesisë bën me dije se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar do të flitet vetëm për një pikë që është miratimi i komisionit zgjedhor, që i hap garën për kreun e PD pasi është institucioni ku dorëzohen dhe përzgjidhen kandidaturat.

“PD është një institucion dhe për aq kohë sa miq të caktuar bëjnë be për statutin, rojtari i statutit është kuvendi, këshilli dhe kryesia e PD, të tjerët janë zbatues të vendimeve që dalin prej tyre. Në statut ka një pikë ku thuhet: komisioni zgjedhor emërohet nga kryesia dhe miratohet nga këshilli, këtë pikë po zbatojmë. Nesër Këshilli Kombëtar mblidhet vetëm për një pikë; që është miratimi i komisionit zgjedhor, që i hap garën për kreun e PD pasi është institucioni ku dorëzohen dhe përzgjidhen kandidaturat. Statuti e do që mbi 50 për qind e listës së anëtarëve të jenë prezent që të bëhet kuorumi dhe të mbahet mbledhja, unë mendoj se do jenë. Këshilli ka një kryetar, por kryetari i fundit është larguar, nesër mbledhjen do ta drejtojë anëtari më i vjetër i këshillit”, u shpreh Koduzi.

pd keshilli kombetar anetari i kryesise

Lini një Përgjigje