TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 17:35

U betua si kryebashkiak, Benet Beci takon Bardh Spahinë: Dera e bashkisë e hapur për të mirën e Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti

U betua si kryebashkiak, Benet Beci takon Bardh Spahinë: Dera e

Benet Beci ka marrë zyrtarisht ditën e sotme detyrën si kryetar bashkie në Shkodër.

Pas betimit dhe konstituimit të këshillit bashkiak Benet Beci iu drejtua zyrës së kryetarit ku pararadhësi i tij Bardh Spahia i dorëzoi detyrën. Në një postim në rrjetet sociale, krahas disa fotove të ndara Beci shkruan se dera e bashkisë do jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës.

“Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës.”, shkruan Beci.

Për herë të parë pas 30 vitesh, Shkodra ka një kryetar bashkie socialist. Benet Beci mori zyrtarisht detyrën, duke u betuar përpara këshilltarëve bashkiak dhe deputetëve të majtë të qarkut.

Në fjalën e tij, Beci kërkoi që të jetë në këto 4 vite jo qytetari i parë i Shkodrës por punëtori dhe shërbëtori i tyre, pasi rruga që ka përpara do të ketë vështirësitë e saj dhe tani është koha për t’u përqendruar tek puna.

“Kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem zgjedhur nga ju dhe njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Por, më besoni, që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës. Rruga që do të bëjmë bashkë pa diskutim ka vështirësi, por tani është koha për t’u përqendruar tek puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes”, tha Beci.

 

benet beci bardh spahia shkoder

Lini një Përgjigje