TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2023, 17:09

Pasi e la në baltë për “vjedhjen” e zgjedhjeve, Meta nxjerr jashtë loje Berishën në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Pasi e la në baltë për “vjedhjen” e zgjedhjeve, Meta
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Nesër konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Meta ka mobilizuar të vetët për ta bërë ata opozitën, duke lënë jashtë këshilltarët e Berishës...

Nuk ka më dilema se aleanca mes Ilir Metës dhe Sali Berishës ka prekur fundin. Para zgjedhjeve ata u bënë bashkë, por më i fituari doli Ilir Meta. Berisha humbi në shumicën dërrmuese të bashkive, por Meta mori atë që donte: Këshilltarët bashkiakë. Thuajse në të gjitha qytetet kryesore shumicën e këshilltarëve i ka PL, ndërsa Rithemelimi ka mbetur thatë.

Por kjo duket se do i kushtojë Berishës, pasi Meta po tenton të duket se tani është ai që ka opozitën në pushtetin vendor. Nesër bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Partia e Lirisë i ka dhënë sinjalet se do jetë ajo që do orientojë opozitën. Tedi Blushi doli në një konferencë për mediat dhe në asnjë moment nuk foli për aleancën me Berishën.

Duke filluar nga nesër, me konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Këshilltarët e rinj të Partisë së Lirisë, do të jenë zëri i të rinjve dhe do të bëjnë gjithçka jo vetëm në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës por edhe të rritjes së besimit te fuqia e të rinjve për ndryshim”, tha Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në një deklaratë për median.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur Meta e ka lënë në baltë Berishën dhe për vjedhjen e zgjedhjeve. Ish-kryeministri pretendon se u manipuluan zgjedhjet dhe çdo ditë flet për këtë gjë. Mirëpo, Meta është “arratisur”. Ai nuk del në media dhe pas 14 majit nuk ka folur fare mbi zgjedhjet. Po ashtu PL nuk e përmend si çështje duke lënë në baltë Rithemelimin. /Pamfleti

 

berisha meta

Lini një Përgjigje