TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2023, 18:25

Nga akti seksual, te bisedat për tenderin e qenve, publikohet videoja e plotë e skandalit të Safet Gjicit

Shkruar nga Pamfleti

Nga akti seksual, te bisedat për tenderin e qenve, publikohet videoja e

Publikohet videoja e plotë e aferës seksuale të Safet Gjicit. Ish-kryetari i Bashkisë Kukës u kap “mat” në zyrën e tij, ndërkohë që gazetari Artan Hoxha ka publikuar regjistrimin e plotë. Ajo që doli në media ishte një fragment, por videoja është mbi 13 minuta.

Ajo që shihet aty është se sapo vajza shkon në zyrë, nis raporti seksual mes tyre. Më pas ajo ulet dhe fillon bisedat për tenderin e qenve. Vajza njihet si aktiviste për mbrojtjen e qenve dhe ka dashur të hapë një qendër në Kukës për qentë e rrugës.

Gjici duket se pranon dhe nis plotësimin e dokumentacionit. Kjo video është administruar nga SPAK dhe mësohet se ish-kryebashkiaku rrezikon burgun. Ndaj tij mund të ngrihen akuza për korrupsion e shpërdorim detyre.

 

Biseda mes tyre

A.K.: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo?! Eeee na sajo ndonjë punë këtu re, të vi të marrë një shpi me qira këtu. Kam dy shkolla. Shteti do më paguaj, s’do me paguash ti…

Safet Gjici: Për qentë?!

A.K: Hë?

Safet Gjici: Tani. Do shkosh, do ta thërrasim këtë që merret me këto punët e qenve. Do t’ia lësh ato…

A.K: Letrat, po.

Safet Gjici: Se si i ke, se duhet kalu me vendim këshilli kjo e para.

A.K: Se kam gjetur gjithë atë toke. 400 mije leke të vjetra shkonte thurja më të përdorura.

Safet Gjici: Po mirë se nuk është problemi aty, problemi është që, ne si do ta kryejmë proçedurën, që gjithë qentë e rrugës që marrim këtu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njërën tjetrën…

A.K: I kam me projekt të tera.

Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta thërras unë këtë edhe shko ti aty të…

A.K.: Është këtu te bashkia??

gjici video

Lini një Përgjigje